Fiorentina dhe Napoli kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen që është luajtur para pak çastesh në “Artemio Franki”. Takimi ka përfunduar pa gola dhe pa shumë emocione.

Për t’u përmendur është fakti se Elseid Hysaj ka luajtur të gjithë ndeshjen që nga minuta e parë. Skuadra e Ançelotit nuk arriti dot të merrte një trepikësh, kështu mbetet shumë pas në luftën për titull.

Napoli me këtë barazim që mori shkoi në kuotën e 52 pikëve, tetë më pak se Juventusi, e cila ka një ndeshje më pak, atë me Sasuolon që do e luajë nesër. Ndërsa përsa i përket vendit të dytë napoletanët duket se e kanë të siguruar, pasi Interi është 12 pikë pas tyre.