Thuhet se Kristiano Ronaldo së shpejti do të bëhet lojtari më i ri i klubit Al Nassr në Arabinë Saudite me një kontratë marramendëse të garantuar nga sheikët.
Por afrimi i portugezit duket se është vetëm hapi i parë i tyre, pasi mediat spanjolle bëjnë të ditur se kanë në mendje një tjetër objektiv të bujshëm në merkato.
Klubi në fjalë ka piketuar N’Golo Kante si përforcimin e radhës, pasi sheh te mesfushori një lojtar që mund të përmbushë ambiciet për të ndërtuar një skuadër që të dominojë në futbollin në Lindjen e Mesme dhe në turnetë aziatikë.
Kante është në vitin e fundit të kontratës me Çelsin dhe palët po shkojnë drejt lamtumirës. Arabët janë të gatshëm të presin deri në verë kur Kampioni i Botës me Francën të jetë lojtar i lirë, duke tentuar ta bëjnë pjesë të tyre, Prioriteti i Kante mësohet se është të luajë në një klub tjetër anglez, por ai nuk ia ka mbyllur dyert transferimit në Arabinë Saudite , duke lënë gjithçka të hapur.