Real Madridi po shqyrton kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Carlo Ancelottin.

Sipas El Nacional, për momentin, në listën e ngushtë të kandidatëve për postin e trajnerit të Real Madrid përfshihet trajneri i Real Madrid Castilla-s, Raul, tek i cili drejtuesit e shohin “Zidanin e ri”, trajnerin e Juvenil A, Alvaro Arbeloa dhe Xabi Alonso aktualisht stërvitet Bayer Leverkusen.

Mes trajnerëve të huaj, Florentino Perez po konsideron Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann.

Kontrata e Ancelottit me Real Madridin është deri në vitin 2024. Më herët u raportua se për shërbimet e trajnerit italian ishte interesuar edhe kombëtarja braziliane.