Teuta do të luajë nesër sfidën e javës së 20-të të Superligës ndaj Vllaznisë. Takimi do të luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” e do të nisë në orën 16:45.

Miqtë e drejtuar nga Renato Arapi pas humbjes së thellë nga Partizani një javë më parë kërkojnë të rikthehen me çdo kusht te fitoret.

Prej disa ditësh, kampionët në fuqi kanë nisur përgatitjet për këtë ndeshje dhe trajneri Arapi ka skicuar 11-shen titullare që do të hedhë në fushë. Mungesa e vetme është ajo e Asion Dajës, mesfushori mungon për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Partizanit.

Teuta do të luajë me skemën e zakonshme, 4-3-3 dhe në portë do të luajë, Qirko, ndërsa në mbrojtje, Todorovski, Qaqi, Ivanovic dhe Kotobelli. Në mesfushë, Acquah, Aleksi dhe Avdyli, kurse në sulm, E.Vila, L.Vila dhe Hebaj që do të tentojë të ndëshkojë skuadrën e vendlindjes.