Veleçiku ka bere nje hap te gabuar atehere kur nuk pritej duke barazuar ne shtepi ndaj skuadres qe mbyll tabelen e renditjes. Ne ndeshjen e prapambetur te vlefshme per javen e 14-te koplikasit kane barazuar 0-0 ndaj ekipit “Albanet”.
Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen e kompleksit sportiv “Vellezerit Duli” te Koplikut dhe pritej nje fitore, pse jo e lehte e vendasve, por nuk ka ndodhur keshtu sepse ndoshta vendasit e kishin marre lehte kete sfide ndaj skuadres e cila deri me tani kishte vetem 1 fitore dhe 1 barazim te arritur, ndersa gjithe te tjerat humbje.
Rastet nuk kane munguar, por ka munguar goli dhe pavaresisht shume perpjekjeve nuk ka dale ne drite. Si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me rrjeta te paprekura. Ne kete menyre Veleçiku ka lene dy pike qe do ta ndihmonin ate shume per ecurine e metejshme ne kampionat.
“Albanet” nga ana tjeter kane marre piken e tyre te peste duke i mbajtur ende gjalle shpresat per nje kalim te Naftetarit ne renditje, ndonese gjasat jane shume te pakta te ndodhe keshtu.
Por edhe per Veleçikun situata tashme eshte nderlikuar sepse me 18 pike ajo duket disi larg Sopotit te vendit te peste, vend ky qe shkon ne fazen play-off dhe me siguri qe koplikasit do te mbesin jashte saj, ndonese ka ende edhe kater ndeshje deri ne fund./www.shkodrasport.com/