Vllaznia e femrave festoi serish mbremjen e se merkures, pas asaj fitoreje 4-2 ndaj kampiones se Kosoves- Hajvalise, ne gjysmefinalen e grupit 7 te “UEFA Women’s Champions League” per sezonin 2023-2024. E ne mes te atyre qe festuan ishte edhe ajo- Arbiona Bajraktari.

Nje feste ne fakt me “dhimbje” sepse ka dashur te jete vete ne fushen e lojes, por edhe kete here diçka e ka penguar dhe ia ka bere te pamundur nje gje te tille. Megjithate mbrojtesja kuqeblu nuk ka munguar te vrapoje e t’i perqafoje shoqet e ekipit te cilat edhe njehere tjeter e nderuan Vllaznine.

Arbiona ne fakt po rezulton e pafat. Pas ka qendruar prej dy vitesh larg fushave te blerta si rrjedhoje e dy nderhyrjeve kirurgjikale qe ka kryer ne gju, shpresoj qe ne keto ndeshje te ishte ne fushen e lojes sepse gjithçka po shkonte ashtu si duhej dhe rikuperimi u duk se shkoi ashtu si duhet.

Por vetem pak dite para sfidave europiane te kesaj vjeshte, ajo ka ndier serish shqetesime. Ka kryer ekzaminimet e duhura dhe per fakt nuk rezultoi diçka e rende. Thjesht nje infeksion ne pjesen e brendshme te gjurit dhe sipas mjekeve ai do te kaloje shume shpejt.

Çka do te thote se Arbiona eshte “top” dhe shume shpejt do ta shohim ne fushen e lojes. Me shume mundesi ne turin tjeter te Champions. Prandaj dhe vajzat kuqeblu “e kane per detyre” te luajne neser edhe per te, per te fituar ndaj Valur dhe per t’u kualifikuar per ne 32-shen e Europes.

Kujtojme qe Arbiona Bajraktari eshte nje nga mbrojteset me te mira jo vetem te kampionatit shqiptar, por eshte edhe pjese e rendesishme e kombetares kuqezi dhe mungesa e saj prej dy vitesh ne fushe, padyshim qe ka patur ndikimin e vet negativ. Megjithate pritja duket se po shkon drejt fundit…
Gjergj KOLA