Kampionatet e moshave në Shkodër janë mbyllur pasditen e djeshme teksa janë kurorëzuar edhe ekipet më të mira sipas çdo grupmoshë.

Por njëkohësisht janë vlerësuar edhe sportistët më të mirë. Por Zyra Rajonale e FSHF-së në bashkëpunim me Kolegjiumin e Arbitrave të Shkodrës kanë bërë edhe një vlerësim të arbitrave të rinj më të mirë.

Pikërisht të atyre që me arbitrimet e bëra në këto kampionate, kanë rënë në sy për paraqitjen e tyre duke treguar se kanë jo pak perspektivë në këtë drejtim.

Për këtë arsye, Rebani Gemi është vlerësuar si arbitri më i mirë i Ligës Amatore për sezonin 2017-2018 ndërsa Omer Kaloshi si asistenti më i mirë.

Sakaq, ka patur edhe një diplomë për arbitrin e perspektivës Saimir Hyseni.

E rëndësishme që rradhët e këtij Kolegjiumi nga viti në vit po shtohen me elementë të rinj.

Madje, jo të paktë janë ata që vijnë nga futbolli. Pas Arlind Piranit, një tjetër ish- futbollist ka nisur tashmë arbitrimin.

Bëhet fjalë për Noris Kozmajn që po spikat me paraqitjet e tij në çdo ndeshje që arbitron.

Jo më kot, sot po i kushtojnë pak më shumë vëmendje këtyre arbitrave të rinj të cilët i kanë hyrë një rruge shumë të bukur por njëkohësisht edhe të vështirë.

Ndiqni më poshtë fotot e disa arbitrave të rinj shkodranë që premtojnë shumë për të ardhmen:
© shkodrasport.com