Arbitri i njohur shkodran Bardh Maçi, i cili vazhdon prej shume vitesh te arbitroje ne Irlande, ka qene dhe eshte shume kritik ndaj ndodhive te futbollit shqiptar.

Sot nderkohe, eshte ndalur pikerisht tek arbitrimi dhe konkretisht menjanimi i disa arbitave cilesore dhe detyrimi i disa te tjereve per t’u terhequr.

Per kete arsye, permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale, ai akuzon rende njerezit e sektorit te arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit. Ja çfare shkruan ai:

“Po dalin perdite e ma shume ato qe kam shkruar une ne statuset e mija, per drejtuesat e arbitrave ne FSHF dhe jo vetem, sepse perdite e ma shume po e shkaterrojne arbitrimin ne Shqiperi:

Atehere: Filluan shkaterrimin me arbitrin kryesore Ditmar Jubica qe ishte arbitri ma i mire i sezonit para disa viteve edhe pse s’kishte stemen e FIFA-s, paçka se e meritonte para disave, pastaj erdhi dhe eleminimi i asistentit Dervishi me heqjen e stemes se FIFA-s si asistent dhe nga superioria gjithashtu.

Te dy keta rreth 31 vjeçare te kolegjiumit te Shkodres, pas disa viteve vazhdoi dhe erdhi edhe eleminimi nga arbitrimi i arbitrit te FIFA-s Jemini nga heqja e stemes ne eleminimin edhe nga superioria, pastaj vazhdoi me Sokolin nga superioria, tani sefundmi dhe eliminimi nga arbitrimi i ish asistentit te FIFA-s Ermal Barushi, pra i hoqen stemen dhe e detyruan ta leje dhe flamurin ne superiore.

Te me falin edhe ndonji emer qe mund ta kem harru.
Padyshim pa harruar ketu dhe eleminimin total te kolegjiumit te arbitrave te Shkodres nga superioria, qe se ka pa ndonjihere historia e arbitrimit ne Shqiperi, qe mos te kete superioria arbitra Shkodran, SKANDAL.

Pra e gjith kjo qe thash ma lart, eshte se keto nuk jan ba vegel e tyre qe drejtojne arbitrat dhe jo vetem.
Pra ku po i qon mushka kta drejtues arbitrash prane FSHF-se, ne te gjithe kete reprezalje arbitrash dhe asistentash, pasi po i bajne nji DAM shume te madh arbitrimit per futbollin e superiores?

Arbitrimi eshte deri ne 45 vjeç, bile tani s’ka moshe fare e dini shume mire kete drejtuesat atje lart, pasi kush eshte i afte ne te gjitha drejtimet duhet te vazhdoj, pertej moshes se caktuar mor drejtues SERVILA te atyre lart.

Mos harroni qe se keni marre me tapi asnji ate vend mor drejtuesa te PAAFTE dhe MJERAN gjithashtu. Do t’ju vije dita te gjitheve paperjashtim te paguani kete DAM qe i keni ba dhe qe vazhdoni t’ja bani arbitrimit !
Sefundmi dua t’ju pyes :
DERI KUR DO VAZHDONI KESHTU ?