Arbitri shkodran Indrit Myrtja rikthehet te gjykoje serish ne Kategorine Superiore. Drejtuesit e Sektorit perkates prane Federates Shqiptare te Futbollit i kane besuar arbitrimin e njeres prej ndeshjeve te javes se 25-te te Kategorise Superiore.

Pikerisht te ndeshjes qe do te luhet ne oren 13:00 ne stadiumin e qytetit te Fierit, ate ne mes Apolonise vendase dhe Skenderbeut.

Nje sfide kjo shume delikate sepse kemi te bejme me dy skuadra qe jane rivale me njera- tjetren dhe duan qe t’i shkeputen sa me shume fundit te renditjes.

Bashke me Myrtjen ne kete ndeshje do te jete edhe nje arbiter tjeter shkodran, pikerisht anesori Mehmet Bega, nderkohe qe anesori tjeter do te jete tiranasi Rexha.

Per 30 vjeçarin shkodran Indrit Myrtja duket se ka filluar nje ere e re dhe tashme atij po i besohet me shume teksa eshte e katerta ndeshje qe do te arbitroje ne Superiore kete kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/