Sulmuesi boshnjak, Haris Dilaver, bëri një paraqitje pozitive me Vllazninë në sezonin e fundit, ku shënoi 11 gola në kampionat dhe katër në Kupë për shkodranët.

Megjithatë, kjo duket se nuk ka mjaftuar për t’i bindur drejtuesit kuqeblu, të cilët e lanë të lirë sulmuesin 31-vjeçar. Së fundmi, Dilaver është bërë me ekip të ri, pasi ka firmosur me FC Valeta.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë ka firmosur kontratë një vjeçare me kampionët e Maltës. Dilaver regjistron 43 ndeshje në kampionat, Kupë dhe Konferencë Ligë.