Kur duhet edhe me pak se nje ore nga starti i ndeshjes miqesore Vllaznia- Besa, stafi i ekipit shkodran e ka perzgjedhur formacionin me te cilin do ta nise ate nga minuta e pare.

Keshtu, ndaj kavajasve ne porte do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Kruja, Gurishta, Adili e Hakaj.

Treshja e qendres se mesfushes do te formohet nga Krymi, Jonuzi dhe Heriç, ndersa treshja perpara do te jete me Latifin, Da Silven e Aralicen.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te kete vend edhe per lojtaret e tjere, perfshi ketu edhe mesfushorin boshnjak Mustedanagiç si dhe per sulmuesin brazilian Kaina.

Per Vllaznine kjo do te jete miqesorja e fundit para ndeshjes se pare te kampionatit, asaj qe do te luaje me 11 shtator ne Laç ndaj skuadres vendase./SHKODRA-SPORT.COM/