Debutim pozitiv në Superiore për arbitrin e Kolegjiumit të Durrësit, Florian Lata.
I caktuar si kryesor për takimin Skënderbeu-Vllaznia 0-2, i riu u prezantua denjësisht, duke marrë vendime të drejta për gjithçka ndodhi në fushë.
Shkodranet ne fakt kishin paksa frike per nivelin qe ai do te prezantonte ne fushen e lojes, nisur nga mungesa e eksperiences dhe mosha e tij e re.
Per me teper qe ne javen e pare te kampionatit, Vllaznia ndeshi ne nje gjykim aspak korrekt te Juxhin Xhajes me asistentet e tij.
Por arbitri durrsak beri nje paraqitje te mire dhe ndonese nuk kishte ndonje vendim te rendesishem per te marre, serish mori vleresim pozitiv.
Edhe vete drejtori sportiv i Vllaznise Matko Djarmari, i ftuar ne nje studio televizive pas ndeshjes me Skenderbeun, e vleresoi maksimalisht kete arbiter.
Lala spikati në disa ndeshje të sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë dhe finalet e moshave dhe kësisoj, disenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, i dha një shans për të gjykuar në elitë.