Real Madridi humbi me rezultatin e thellë 3-0 kundër PSG-së, ne ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.PSG REAL

Por sikur të mos mjaftonte ajo humbje, tifozët e Realit duhet të përballeshin edhe me një gjest të portierit të tyre Alfonso Areola. Portieri francez pozoi një foto në fundin e ndeshjes së humbur kundër PSG-së, me Mbapenë dhe Shupo-Moting, ku dukej i qeshur.

Menjëherë pas kësaj në drejtim të tij kanë ardhur kritika të shumta nga tifozët, për të cilat ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shkruan:

“Të nderuar tifozë të Real Madridit, ndihem shumë i trishtuar për disa komente për një foto që po qarkullon në rrjetet sociale. Dua që të gjithë tifozët e Realit ta dinë që zemra ime është me këtë skuadër që kur kam nënshkruar për këtë klub. Nuk mund të duroj as më të voglin dyshim për motivimin tim, besnikërinë time dhe përfshirjen time me Real Madridin.

Humbja e së mërkurës më ka prekur edhe mua, si dhe të gjithë ata që janë pjesë e kësaj familje të madhe. Pas ndeshjes pata një ribashkim me ish-shokët e mi të skuadrës, të cilët nuk kam pasur kohë t’i përshëndes dhe t’iu them lamtumirë kur u largova. Prandaj, kërkoj falje për tifozët që janë ndjerë të ofenduar pasi nuk ishte dëshira ime dhe shpresoj që së bashku të arrijmë shumë suksese.”, shkruan portieri./panorama-sport/