Futbollisti Arbnor Muçolli ishte risia në listën e Sylvinhos për dy sfidat e fundit të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Moldavicë dhe Ishujve Faroe.
Muçolli ishte protagonist në fitoren e Goteborgut ne udhëtim përballë Varberg, një finale mbijetese në javën e fundit të kampionatit suedez.
Në minutën e 89’, 24-vjeçari gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, që mund t’i kushtonte rënien nga kategoria ekipit të tij.
Por gjashtë minuta më vonë, ishte pikërisht Muçolli, i cili korrigjoi penalltinë e humbur me një harkim nga e djathta gjeti Karlen që shënoi për t’i dhënë fitoren Goteborgut në shtesë.