Sunday, March 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArda Guler, çfarë ke bërë?! Një kryevepër nga 70 metra, pastaj bën...

Arda Guler, çfarë ke bërë?! Një kryevepër nga 70 metra, pastaj bën shaka: Mos e provo këtë në shtëpi

Një nga kandidatët për Çmimin “Puskas” të ardhshëm padyshim do të jetë Arda Guler, i cili magjepsi Bernabeun me një gol të pabesueshëm nga gjysma e fushës së tij në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Elches.

Mesfushori turk i Real Madridit shënoi një kryevepër nga gati 70 metra (hera e parë që dikush shënonte nga ajo distancë në La Liga) që e çmendi stadiumin.

Përpara se të përëzohej nga shokët e ekipit, Arda kishte ngritur krahët sikur të mos kishte bërë asgjë të veçantë… “Ai e goditi traversën kundër Osasunës një herë, sot shënoi. Ai luan futboll të mrekullueshëm… një gol i pabesueshëm”, komentoi ish-lojtari i Milanit, Brahim Diaz. .

Pas ndeshjes, turku, me sa duket, duke e kuptuar magjinë që kishte krijuar, bëri shaka në rrjetet sociale, duke postuar videon e golit dhe duke shkruar: “Mos e provoni këtë në shtëpi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments