Vitet e fundit Kolegjimi i Arbitrave te Futbollit te Shkodres ka kaluar momente jo te mira. Ndonese ne rradhet e tij ka patur elemente cilesore, ata duket se nuk kane marre vemendjen e duhur nga sektori perkatese ne Federaten Shqiptare te Futbollit.
Por sakaq, puna e ketij Kolegjiumi dhe veçanerisht e Akademise se Arbitrave Shkoder vazhdon. Fokusi eshte tek pergatitja e elementit te ri qe neser a pasneser do te spikasin ne fushat tona te blerta.
Nje prej ketyre te rinjve dhe qe premton shume per te ardhmen eshte Ardit Çobaj. I datelindjes 17 shtator 1997, ai tashme e ka nisur rrugetimin e tij si arbiter, kuptohet me endrra te medha. Çobaj vjen nga Akademi e Arbitrave te Shkodres dhe eshte çertifikuar si arbiter edhe nga FSHF me 31 janar te vitit te kaluar.
Fillimi kuptohet qe edhe per te ka qene i veshtire por sot pas gati dy viteve, ka patur nje karriere gjithnje ne rritje dhe te suksesshme me shume ndeshje dhe po ashtu edhe me rritje kategorie.
Ka nje pergatitje fizike shume te mire nderkohe qe edhe nga ana teorike dallohet per nje nivel te larte. Arma e tij me e forte duket se eshte autoriteti qe kerkon te vendose ne fushe. Shihet si nje arbiter me perspektive dhe te ardhme.
Ardit Çobaj eshte nje arbiter- asistent qe ne nje te ardhme te afert me shume siguri do ta shohim duke arbitruar edhe ne kategorite me te larta te futbollit shqiptar, por per ta bere kete gje i duhet vetem diçka: Pune dhe vetem pune!
www.shkodrasport.com