Ka shenuar 6 gola deri me tani dhe per rrjedhoje eshte golashenuesi me i mire jo vetem i Vllaznise por edhe i kampionatit shqiptar.
Ardit Hoxhaj nuk e nisi si titullar kampionatin edhe per shkak te nje demtimi qe pesoi gjate fazes pergatitore, por me kalimin e javeve arriti te binde stafin teknik dhe te fitoje nje vend ne formacion.
Sulmuesi vlonjat me lojen dhe paraqitjet e tij ne fakt ia ka shperblyer e nderkohe duke folur per “Shkodra Sport”, Hoxhaj eshte ndalur edhe tek ndeshja e neserme ndaj Teutes, te cilen e ka vleresuar shume, por nga ana tjeter, ka thene se shpreson shume qe te jete Vllaznia skuadra qe do t’i shkaktoje humbjen e pare dursakeve. Ja intervista e tij dhene per gazeten tone:
-Neser luani ndeshjen e pare per vitin 2021 ndaj Teutes? Pershtypja juaj per kete ndeshje?
Neser mendoj se do te jete nje ndeshje shume e forte. Dihet qe Teuta ka nje ekip shume te mire dhe ka bere mire ne ndeshjet e fundit por edhe ne jemi shume te motivuar per te dhene maksimumin ne kete ndeshje.
-E keni vleresuar maksimalisht ndeshjen ndaj durrsakeve?
Absolutisht qe e kemi vleresuar kundershtarin. Siç e thashe ka nje ekip shume te mire, nuk kane bere asnje humbje deri tani dhe shpresoj t’ia shkaktojme ne humbjen e pare.
-E keni pergatitur siç duhet ndeshjen?
Besoj se e kemi pergatitur mire ndeshjen e neserme. Kemi pasur kohe edhe te rikuperojme sado pak lodhjen qe kemi pasur ndeshjet e fundit, por keto dite kemi punuar per ndeshjen ndaj Teutes dhe e kemi analizuar ekipin kundershtar.
-Çfare premton Hoxhaj per ndeshjen e neserme?
Nuk mund te premtoj çudira para nje ndeshje. Shikoj shume mesazhe qe me vijne. Shenove 4 gola ndaj Skenderbeut, beji edhe 2 Tiranes edhe 2 Teutes.
Ndeshjet nuk jane te gjitha njesoj. Ndryshojne nga njera tjetra ndonjehere dhe duhet pak fat i mire per te shenuar, por une premtoj qe do te jap 200% ne fushe per fanellen e Vllaznise.
-Do te donit te ishit protagonist me ndonje gol te shenuar?
Çdo lojtar do deshironte te ishte protagonist, te shenonte dhe t’i jepte fitoren ekipit te tij. Punojme shume per kete gje. Jam shume i motivuar per te qene i tille.
-Keni besim qe Vllaznia do te dale me fitore?
Kam shum besim te ky grup qe eshte krijuar. Kemi lojtar shume te mire dhe cilesore dhe asgje nuk eshte rastesi. Kam shume besim se neser çdo gje do shkoje mire.







