Ardit Krymi ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Sport Magazinë në Ora News nga moderatori Drilon Xhepollari. Ish-mesfushori i Vllaznisë foli për aventurën në Bjellorusi, Vllazninë dhe objektivin e Kobmëtares.

“Ka gati 1 muaj e gjysmë që kemi filluar përgatitjet dhe kushtet që kemi këtu janë të mjaftueshme për të patur një gjendje fizike shumë të mirë dhe mendoj që këtë kohë që kemi po e shfrytëzojmë mirë.”


Goli i sotëm…

Kur shënon është një ndjesi e vecantë pasi punon gjithë javën për atë gol por gjithsesi e rëndësishme është që po shkon mirë si për mua edhe për ekipin dhe jemi gati për fillimin e sezonit.

Kampionati bjellorus…

Kam ardhur para 6 muajsh këtu, është një kampionat shumë ndryshe nga ai i Shqipërisë. Kam pas kohën e mjaftueshme për t’u ambientuar dhe mendoj që ky vit do të jetë më i miri për mua.

Moti i ftohtë dhe lufta…

Ka qenë shumë ftohtë dhe stërvitjet i kemi bërë në fushë sintetike, edhe 3 muajt e para në kampionat mendoj se do i luajmë përsëri këtu. Është shumë ftohtë por besoj se kalon shpejt, tani jam mësuar. Nuk jemi prekur, që kur kam ardhur para 6 muajsh përvec udhëtimeve që janë zgjatur për shkak linjash fluturimi.


A të mungon Shqipëria?

Normalisht sepse është vendi ku jam rritur. Më mungon Shkodra dhe Vllaznia. Jam tifozi numër 1 i Vllaznisë dhe më bëhet qejfi që kanë arritur në këtë gjendje pasi unë kam pasur besim gjithmonë sepse jemi ekipi më i mirë në Shqipëri dhe besoj se do të shkojnë deri në fund për titullin. Ushqimi është më i mirë atje por kur je larg familjes, ajo është gjëja e parë që të merr malli.


Shqipëria me trajner të ri, e prisni një ftesë?

Kujt nuk do i bëhej qejfi të mirëpresë një ftesë nga Kombëtarja por që të vijë duhet të punohet shumë dhe të japësh maksimumin, në këtë mënyrë ftesa do të vijë.


Marrëdhënia me Valon Ahmedin?

Valoni më ka ndihmuar shumë pasi ka luajtur dhe jetur më parë këtu, ka ardhur 2 vite para meje dhe kanë respekt për të pasi është lider. Lojtar shumë i mirë që ka luajtur në nivele të larta. Është si vëlla për mua, bisedojmë disa herë për Kombëtaren.


Objektivat sezonal?

Jemi ekipi më i mirë në Bjellorusi, objektivi është i qartë, titulli kampion dhe të ecim sa më gjatë në Champions ose në Conference League.


Ëndrrat personale?

Dua të punoj sa më tepër. Nëse u largova nga Vllaznia u largova për një mudnësi më tepër, si në karrierë edhe në cdo gjë. Besoj se ky vit do të jetë i duhuri për mua dhe besoj që e mira ime është të arrij në një ekip më të mirë por duhet punë e madhe për këtë.

Kushtet personale për një lojtar në Bjellorusi?

Këto nuk fliten në televizion. (Qesh) Është e vërtetë që pagesa është e mirë pasi kur transferohesh jashtë gjithmonë ikën për më mirë. Këtu janë kushtet shumë të mira.


Varijon nga 200 mijë euro për një lojtar mesatar, ju jeni në një ekip kampion kështu që…

(Qesh) Afërsisht aty shkon.