Ka perfunduar java e 21-te e Superiores dhe Vllaznia ndodhet ne vendin e dyte te renditjes. Fitorja e fundit kunder Tiranes ka sjell nje entuziazem kudo. Te gjithe presin tashme nje Vllazni ndryshe, edhe me te forte dhe te denje per te synuar titullin kampion.

Ish- lojtari i Vllaznise, Partizanit, Elbasanit, Dinamos etj, Skerdi Bejzade, ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ka analizuar ecurine e Vllaznise deri ne keto momente. Ai eshte ndalur edhe tek ndeshja me Tiranen, shanset e kuqebluve per titullin kampion dhe njekohesisht ka folur edhe per presidentin e Vllaznise.


– Skerdi, si e ke pare Vllaznine deri ne kete momente te ketij sezoni?

Vllaznine e kam ndjekur shume edhe pse jam larg. Te them te verteten shume ndeshje kam pare luhatje me uljet e ngritjet e saj, por ne vazhdim duhet te vije me e forte. Megjithate ka pasur edhe shume mungesa, por nga ana tjeter eshte pozitive edhe aktivizimi i te rinjve si Alivoda e Smajli sepse i kane bere mire grupit.

Dua te permende edhe disa lojtar te rinj talente si Spahija, Delaj apo Kubazi qe mendoj shume shpejt do jene ne fushe per te dhene kontributin e tyre per kuqeblute. Nga ana tjeter, me rikthimin e lojtareve si Latifi, Boshnjaku apo Bulatoviç e Juriç, Vllaznia do jete edhe me e forte dhe te gjithe do e kene frike.

Skuadra duhet te kete shume kujdes sepse tashme nuk ka me kohe per hapa fallco siç mund te kete bere deri tani. Flasim gjithmone per fitimin e kampionatit sepse kete kerkojne tifozet, prandaj menaxhimi i kesaj situate eshte shume i domosdoshem.

Mendimi im eshte qe te aktivizohen ato lojtare qe jane ne gjendje te mire dhe kam besim qe kete menaxhim do e perfundoje me se miri Josa dhe stafi. E them, kam besim te Josa sepse ka qene trajneri im dhe e di shume mire profesionalizmin e tij. Ai nuk niset nga emrat, por nga ato qe kaen paraqitje me te mire gjate stervitjes dhe secili jep maksimumin e tij. Dua te theksoj se aty duket nje atmosfere e mire, nje gje per t’u marre shembull eshte presidenti Xhaferi qe e le te punoje e qete skuadren dhe stafin, pa nderhyre fare siç ndodh per fat te keq shpesh ne superligen tone.


– A tregoi ndeshja ndaj Tiranes forcen e vertete te Vllaznise?

Per t’u ndalim tek ndeshje kunder Tiranes, pashe nje takim te barabarte. Ne fund fitoi Vllaznia dhe per kete mu be shume qefi. Per t’u vleresuar ishte menaxhimi i lojes mbas golit. Ajo qe konstatoj une eshte se Vllaznia tregon dhembet me ekipet e forta, por me ato me pak te forta ka pasur luhatje dhe kete e tregojne me se mire rezultatet sepse me keto ekipet e fundi kane lene shume pike.

Qe te dalesh kampion duhet te vleresosh çdo skuader. Vllaznia ka lojtare me provojen e duhur qe mos te bejne gabime te tilla. Me ardhjen e Balajt, plus me Gurishten e Hakaj, kane krijuar nje bosht taman solid e shkodran qe kane mentalitet fituesi. Pikerisht keto do terheqin skuadren me kete mentalitet.


– E mendon qe Vllaznia mund te jete fituesja e titullit kampion?

Si nje ish-lojtar i Vllaznise pa diskutim do kisha shume deshire t’i shihja kampion Vllaznine ose Partizanin, nje nga keto skuadra.
Intervistoi: Marinela MATIJA