Neser do te rinisin ndeshjet e kategorise se trete te futbollit shqiptar duke zhvilluar perballjet e para per kete vit dhe Basania & AM do te luaje ndaj ekipit te Klosit, pikerisht ne oren 10.30 ne njeren nga fushat e kompleksit te ekipeve kombetare ne Kamez.

Por nderkohe skuadra e drejtuar nga trajneri Armando Simoni ditet e fundit eshte perforcuar me dy futbolliste te rinj te talentuar qe pak kohe me pare ishin larguar nga Basania dhe tashme jane rikthyer per te qene serish pjese e saj.

Behet fjale per futbollistet Ergys Puka dhe Gabriel Zefi. Por nga ana tjeter, shoqata “Basania” ka bere te ditur se eshte kryer edhe federimi i tre lojtareve afrikane te cilet jane ne procesin e paisjes me vizat hyrese ne Shqiperi dhe shpejt do te bashkohen me skuadren.

Keta futbolliste jane nga Mali dhe behet fjale per Cheick Oumar Keita, Salimou Kane dhe Ibrahim Sidibe. Duke shpresuar qe ata te bashkohen shpejt me skuadren, kuptohet qe shpresat jane per nje paraqitje edhe te mire ne ndeshjet e mbetura te ketij sezoni.

Basania & AM (bashkim i shoqatave Basania dhe Arra e Madhe) jane debutues ne kampionatin e kategorise se trete kete sezon dhe kuptohet qe kjo pjesmarrje po sherben edhe si marrje eksperience per vitet e ardhshme ku kuptohet qe do te kete me shume pretendime./SHKODRA-SPORT.COM/