Pas asaj të javës së kaluar në Shkodër ndaj Egnatias, “Vllaznia B” ka pësuar një tjetër humbje dhe përsëri në shtëpi. Këtë herë ndaj Tërbunit dhe sërish me të njëjtin rezultat, 0-1. Fatin e këtij takimi e ka vendosur goli i Mezinit shënuar në minutën e 10-të pas një goditje nga jashtë zone. Kuqeblutë e trajnerit Kraja janë munduar të reagojnë, kanë patur disa raste me anë të Djepaxhisë, Pusit dhe Erkoçeviq.

Shkodranët ndërkohë kanë patur dhe jo pak kontestime edhe për vendimet e arbitrit të ndeshjes megjithatë kjo nuk ka ndryshuar asgjë. Po për grupin A, sot është luajtur edhe pjesa e dytë e ndeshjes së ndërprerë ditën e djeshme në mes Egnatias dhe Kastriotit. Ky i fundit ka pësuar humbjen e parë pas 11 javësh në Kategorinë e Parë. Ekipi i Samuel Nikaj e ka pësuar humbjen nga kundërshtari direkt për kryesimin e Grupit A, nga Egnatia.Ndeshja është zhvilluar në dytë pasi u ndërpre në ditën e djeshme, për shkak të fushës së rënduar nga reshjet e shiut. Arbitri kryesor e morri vendimin së bashku me ekipet në fushën e lojës, për të konfirmuar shtyrjen e këtij takimi për në ditën e sotme.Megjithatë fundi i kësaj ndeshje mbajti në fuqi rezultatin e djeshëm, fitoren e Egnatias me rezultatin 1-0, falë golit të Ogbodikes të realizuar që në minutën e 15-të.

© shkodrasport.com