Ecurisë së pabesueshme të 69 ndeshje pa humbur të Celtic i ka ardhur fundi…pas golave të Cochrane, Lafferty dhe Milinkovic që i dhanë fitoren e thellë Hearts. Një fitore që do të mbahet mend gjatë. Adoleshenti Cochrane, vetëm 16 vjeç, i dha avantazhin mikpritësve pas 26 minutash, përpara se ish-ylli i Rangers Lafferty dyfishoi rezultatin disa minuta më pas. Cochrane shënoi një gol të bukur pas Don Cowie nga një lojë e dobët e Boyata.

Pak më pas Hearts shënon një tjetër bukuri, teksa Lafferty shënoi nga 20 metra distancë, një top që përplaset në shtyllë përpara se të përfundojë në rrjetë.

Milinkovic – i huazuar nga Genoa – shënoi një penallti në fund të ndeshjes. Humbja në Edinburgh ishte e para e Brendan Rodgers që kur u emërua në krye të Celtic. Disfata e fundit e Hopps në Skoci ka ardhur në maj të 2016 ndaj St Johnstone.Që prej asa dite, Celtic ka shkëlqyer, madje duke thyer rekordin 100-vjeçar në një fitore 4-0 ndaj Saints muajin e kaluar. Gjatë ecurisë prej 69 ndeshjeve pa humbje, Celtic ka fituar 60 dhe ka barazuar nëntë të tjerat.