Ekipi i Murlanit eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat. Ai ka mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Gramshit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit.
Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene futbollisti me pervoje i kesaj skuadre Ari Djepaxhia, i cili ka shenuar nga nje gol per secilen pjese loje duke ndihmuar ne kete menyre Murlanin qe te marre nje trepikesh me shume vlere.
Me kete fitore, skuadra e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve dhe ka kaluar tashme edhe Bulqizen ne renditje, duke qene tashme e pozicionuar ne vendin e tete te saj./SHKODRA-SPORT.COM/
KF MURLANI- GRAMSHI 2-0
Golat: Djepaxhia
MURLANI: Çaku, Temja, Lani, Sekja, Trianoski, Hila, Djepaxhia, Lekaj, Noronha, Kaçubela, Hasaj. Tr: Vahedin Pepaj