Erzeni ka regjistruar sot barazimin e 14 të këtij sezoni, duke u ndalur në “Niko Dovana” me shifrat 0-0 përballë Kastriotit. Skuadra shijakase kështu fillon të largohet gjithnjë e më shumë nga zona e Europës, ndërsa krutanët shohin me optimizëm drejt mbijetesës pas 4 pikëve të siguruara në dy ndeshjet e fundit.

Shijakasit kanë regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, duke treguar se nuk janë në formën më të mirë të mundshme, sidomos sa i përket fazës ofensive kur Nonato nuk është në ditën e tij më të mirë, si sot.

Ata ishin edhe të pafat, kur një gjuajtje e Enk u devijua në shtyllë nga Sali, i cili ruajti të paprekur portën e krutanëve.

Këta të fundit u shfaqën shpesh më ngulmues në kërkim të golit dhe fitores, por nuk ia dolën që të tundnin rrjetën duke u kënaqur në fund me vetëm 1 pikë që për ta mund të ketë rëndësi të madhe nëse shoqërohet me tre të tjera në mesjavë ndaj Bylisit në ndeshjen e prapambetur.

ERZENI-KASTRIOTI 0-0