Vllaznia në këto vitet e fundit është drejtuar nga shumë trajnerë. Madje është interesant është fakti se shumica e tyre kanë qenë joshkodranë. Njëri nga ato ka qenë edhe Agim Canaj, trajner ky që ka punuar dy herë tek Vllaznia.
Fillimisht në sezonin 2008-09 dhe më pas në sezonin 2013-14. Në të dy rastet nuk ka arritur ta çojë dot deri në fund punën e tij, për arsye nga më të ndryshmet.
Fotoja e nxjerrë sot nga arkivi i “Shkodra Sport” i përket korrikut të vitit 2013, pra pesë vjet më parë. Canaj bashkë me ndihmësin e tij Samuel Nikaj sapo kishin nisur fazën përgatitore me ekipin.
Interesant është fakti se prej atij sezoni, Canaj nuk ka patur ndonjë ecuri të mirë dhe përgjithësisht ka qëndruar më shumë pushim ose në rolin e analistit, ndërkohë që Samuel Nikaj prej asaj periudhe ka drejtuar disa ekipe, madje me shumë sukses duke ngjitur dy prej tyre në Superligë, si me Flamurtarin e Prishtinës dhe po ashtu edhe me Kastriotin e Krujës.
Ndërkohë ai po ecën mjaft mirë edhe me ekipin e Vushtrrisë me të cilin është shpallur “kampion dimri” dhe ashtu është shumë pranë ngjitjes edhe të tij në Superligën e Kosovës.
© shkodrasport.com