Sot, çdo ditë e më shumë po flitet për boksin profesionist edhe në Shqipëri. Boksierët tanë kanë filluar të arrijnë sukseset e para dhe sigurisht që kanë shumë rrugë për të bërë përpara. Por në fakt, historia e boksit profesionist ka nisur shumë më përpara, pikërisht para 30 vitesh. Ka qenë janari i vitit 1996 kur boksieri shkodran Besnik Gjetaj do të firmoste një kontratë dyvjeçare me një klub në Itali dhe atje do të zhvillonte edhe ndeshjet e para.
Gazeta “Shkodra Sport” po ju sjell nga arkivi i saj një shkrim të një emri të madh të boksit tonë- Ahmet Golemin, bërë në gazetën “Sporti Shqiptar” para 30 vitesh, shkrim të cilin po jua risjellim të plotë për kënaqësinë tuaj.
Profili profesionist i Besnik Gjetjes
Është e qartë se, boksimi profesionist është i një shkalle mjeshtërore më të lartë se ai i ringut amator, siç është më sinjifikative ëndrra e boksierëve të rinj të talentuar për t’u ngjitur sa më parë në të. Dhe për t’u kristalizuar një vegim i tillë fëminor dhe rinor duhet të të shoëërojë predispozicioni për t’u dalluar që në fillim mbi të tjerët, si dhe karakteri i fortë për të përballuar stërvitjen e përditshme të mundimshme. Të behesh një Muhamed Ali, një Xhoe Frezer, një Xhorxh Foreman, një Tajson, një Monzon, një Benvenut apo një Roj Xhones, përveç dhuntive të mësipërme, kërkohet të te ndihmojë edhe fati.
Boksimi profesionist është një sport shumë më i bukur, por dhe shumë më i vështirë se ai amator. Në rrugën e suksesit të shoqërojnë nga afër: lavdia dhe pasuria. Por, edhe sfida…! Një hyrje e tille, disi e veçantë, është për njërin prej boksierêve tanë më te shquar gjatë katër viteve të boksit tonë të rilindur. Këto ditët e fundit është folur dhe shkruar për nisjen e tij për në Itali (Venecia), për të filluar stërvitjen me ngarkesë të lartë, siç e kërkon boksimi profesionist.
Tashmë, në vend të trajnerëve Gjoni dhe Halili, do të ketë pranë italianin Angjelo Zoggia, i cili gjatë turneut të Venecias për kupën e Italisë, në marsin e kaluar, diktoi te Gjetja ynë premisat e një talenti të vërtetë amator, të prirë për t’u ngjitur sa më shpejt që të jetë e mundur, në ringun profesionist. Dhe, vetvetiu, të lindin pyetjet me nuancat kureshtare të dilemës: Ç’ dhunti e dallojnë Besnikun nga luftëtaret e ekipit te tij Vllaznia dhe të të tjerëve në mbare vendin; dhe si do të jetë e ardhmja e tij nẽ ringun profesionist italian dhe më tej?!
Së pari duhet thënë që boksimi profesionist nuk është i panjohur dhe i paushtruar nga shqiptarët. Ai ka filluar të ndihet tek ne që në vitin 1934-35, atëherë kur korçari Refail Dishnica, i ardhur nga Argjentina, pas emigrimit atje, nisi të boksojë me kampionët e vendeve fqinje si Greqia e Rumania etj. Numri i madh i raundeve të luftimit, dalja në ring pa kanatiere, si dhe fitimet personale, pas dueleve të zhvilluara, ishin tiparet dalluese të boksimit të tij profesionist.
Më tej, takimet me italianët dhe gjermanët, të zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Tiranë, si dhe kampionati kombëtar i boksit i vitit 1947, po në kryeqytet, ishin të kriterit profesionist ku, veç mjeshtrit Dishnica, u shquan dhe Kastrati, Kryeziu etj. E pra, filizi Gjetja, s’ka mbirë mbi një tokë djerrë. Tradita, herët a vonë, bën të sajën në truallin ku ka lindur dhe është formuar. Ndaj “fenomeni” Gjetja, s’është rastësi dhe spontanitet. Mos të harrojmë se ky djalosh, i prirë për ringun profesionist, ka dhe shokë të tjerë si Buliqi i ekipit të tij dhe ndonjë tjetër në kryeqytet e gjetkë.
Që në kampionatin kombëtar të shkurtit të 1992-it për të rinjtë e rritur, djaloshi 19-vjeçar Gjetja, spikati ndër të tjerët për përgatitjen e lartë fizike e psikologjike, dhunti këto të përfituara nga sporti i mundjes, të cilin ai e kishte ushtruar më parë. Me sa duket, ringu si tempulli i emocioneve më të mëdha e “thirri” si idhtar të tij që, shumë shpejt, do të bëhej më i devotshmi për të. Fitoret me knokaut dëshmonin qartë për këtë. Si një mëngjerosh (sallak) ai dinte të përfitonte nga avantazhet që të jep ky stil në aplikimin e tij të suksesshëm. E djathta e tij parapritëse, kur kundërshtari mësynte i pambrojtur, trokiste fort dhe rreptë në mjekrën e zbuluar…
Pastaj, e majta e fuqishme dhe egoiste, lëshohej në çastin e duhur refleksiv mbi kokën dhe trupin e tronditur nga goditja e parë reaguese me të djathtën… Dhe pasojat merreshin me mend! E gjitha kjo e demonstruar shpejt dhe saktë, sa të hapësh e të mbyllësh sytë. Një kombinim i tillë shoqërohej nga një qetësi e rrallë psikologjike, që është dhuntia më me vlerë e ringut, sidomos e atij profesionist. Kjo i ka dhënë mundësinë të godasë rreptë, me të gjithë potencën e grushtit, pikën e zbuluar, të cilën e nuhaste shpejt.
Presioni fizik dhe psikologjik, që ushtronte në çdo çast të dyluftimit mbi rivalin, bënin të tyren: qetësia nga ana e Gjetjes dhe hutimi te rivali. Sidomos kjo gjendje tek litarët dhe qoshet e ringut ku ai ishte në rolin e sulmuesit. Gjetja është ndër të paktit që din të dallojë goditjet e lehta nga të fortat; primaret nga sekondaret. Madje, manovrimet dhe provokimet me të djathtën e tij, janë një kapitull domethënës për burimin kryesor të fitoreve të tij të njëpasnjëshme, në peshën e mesme deri në 75 kg.
Mendoj, këto, dhe të qënit qind për qind një djalosh i pastër moralisht dhe shpirtërisht, kanë qenë premisat, cilësitë që kanë rënë shpejt në sy të specialistëve të sprovuar italianë. Ç’pritet nga kontrata dyvjeçare e Gjetjes në Itali? Është afër mendsh që Besniku do t’i përvishet një pune stërvitore shumë më të lodhshme se sa më parë. Volumi, ngarkesa dhe intensiteti do të jenë i një shkalle shumë më të lartë, siç do të jetë më e gjatë dhe koha e procesit stervitor i mbështetur tek cilësitë e lindura dhe të përfituara nëpërmjet stërvitjeve të mëparshme, ai do të dijë të mprehë dhe të bëjë të tijën luftimet në distancat e afërta, të shoqëruara me intuitën kombinative, aq të domosdoshëm si armë për një luftëtar të vërtetë të ringut profesionist.
Tani e tutje, të qenit “skllav” në stërvitjen e stërmundimshme dhe në mbajtjen e regjimit ditor, do të jenë dy kërkesat e rrepta për Gjetjen tone, tẽ cilat ai i ka marrë në konsideratë kur ka vendosur të hyjë dhe të ngjitet me vendosmëri në ringun profesionist. Sidoqoftē, është me vend t’i kujtojmë se Italia, për peshën e tij, ka nxjerrë boksierë të mëdhenj si Nino Benvenuti dhe mburret sot me Mauro Galvanin, Agustino Kardamonen, Silvio Brankon, Vinçenzo Nardellon etj. Udhë të mbarë Besnik, në fillimet e ringut të vështirë, por dhe shumë burrëror të boksimit profesionist!
AHMET GOLEMI
Mjeshtër I Merituar


