Ditën e sotme, në ambientet e “Hotel Tirana International”, është zhvilluar “Asambleja e 21-të e Përgjithshme e KOKSH”. Pjesë e rendit të ditës në këtë takim, kanë qenë: 1- Mirëseardhmja nga Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani. 2- Ceremonia e dhënies së Urdhërave Olimpik. 3- Prezantimi i raporteve për vitin 2018-të. 4- Prezantimi i raportit të Auditit të pavarur për vitin 2018-të. 5- Miratimi i kandidaturave për KAS. 6- MIratimi i anëtarësimeve të reja dhe përjashtimi i atyre që nuk kanë aktivitet. 7- Mbyllja e punimeve të Asamblesë.
Pjesë e kësaj mbledhje ka qenë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arman Duka, i cili në fjalën e tij, ngulmoi më së shumti në ndryshimin e Statutit, i cili sipas tij është shumë thelbësore për vazhdimin më pas me rendin e ditës.
“Në radhë të parë doja të falenderoja presidentin e Komitetit Ekzekutiv për kontributin që japin për ppërmirësimin e aktivitetit të KOKSH-it, për përpjekjet maksimale që kanë bërë. Për ta kthyer në normalitet këtë organizatë, sipas këndvështrimit tim, sepse nuk funksionon siç duhet. Unë si president i FSHF-së kam bërë disa propozime, duke e marrë seriozisht zhvillimin e kësaj asambleje. Gjejmë disa gjëra që nuk funksionojnë dhe duhet të kthehen në rormalitet.
Komiteti Olimpik Shqiptar, është regjistruar në Gjykatën e Tiranës në datën 8/06/2018. Kjo tregon që pavarësisht aktivitetit, pavarësisht përpjekjeve, kjo tregon që kjo organizatë nuk ka funksionuar siç duhet, përderisa është regjistruar në vitin 2018-të dhe mendoj që të rregullojë, sikurse është e regjistruar me 5 anëtarët themelues. Gjëja e parë që duhet të bëjë është përmirësimi i Statutit të saj.
Miratimi i këtij statuti, pas këtij regjistrimi, duke parë edhe propozimet për këtë statut të ri, për këtë ndryshim të ri, FSHF-ja i ka dërguar në kohë, sipas rregullave dhe parashikimeve që ka dhe sipsas statutit aktual që ka dhe vepron kjo organizatë. Që kjo nuk funksionon, duke edhe në faktin që vetë drejtuesit nuk respektojnë atë dokument që duhet statut”.
Më tej, në fjalën e tij, Duka ka theksuar se shumë i rëndësishëm në këtë mbledhje ishte edhe raporti financiar, që duhej një pasqyrë e vitit 2018-të, e më pas të diskutohej për të. Sipas tij, FSHF-ja e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe gjëja e parë që duhet normalizuar, është rregullimi i Statutit, e për të vazhduar më pas me të tjera çështje.
” Ne nuk kemi marrë në kohë rtaportet dhe më vjen keq me përgjigjet që marrim. Raporti financiar është shumë i rëndësishëm. Aktivitetet janë shumë të rëndësishme. Së pari duhet të kishim analizuar dhe duhet të ishim përgatitur për pyetjet. Që kjo organizatë nuk funksionon shihet edhe në një raport, i cili, nisur nga serioziteti që FSHF-ja ka për të kontribuar maksimalisht në këtë organizatë, ka siguruar raportin e Odhirit, i cili statuti e detyron të na vinte 15 ditë para, por asnjë nga ju nuk e ka.
Në raportin e auditit gjenden disa gjetje që tregojnë se këtu nuk ka funksionim të rregullit financiar. 90% e pagesave të Komitetit Olimpik janë në kundërshtim me statutin. Ata janë të autorizuar vetëm nga një firmë dhe jo nga 2 sikurse parashikon statuti. Shumë gjetje të tjera që ka raporti aty, ju nuk keni mundësi t’i lexoni, sepse nuk i keni marrë në afat t’i diskutoni.
Të gjitha këto, unë nuk kam asgjë private dhe personale me asnjë nga drejtuesit. Do bëjmë përpjekjet maksimale dhe unë i falenderoj, por ajo që kam, me ngërçin e të gjithëve ne bashkë, duhet që ne në radhë të parë të rregullojmë Statutin. Nuk kemi pse të vazhdojmë me gjëra të tjera.
Mendoj që duhet të marrim një vendim, që pas kësaj analize, pas këtij raportimi që bën administrata, të parashikohen ndryshimet statutore, dhe pasi të bëjmë ndryshimet statutore, atëherë të vazhdojmë me vendime të tjera të rëndësishme sikurse është ai që parashikon rendi i ditës sot, zgjedhja e KAS-it. Duke qenë një organ shumë i rëndësishëm, mendoj se duhet të zgjidhet pasi të bëhen ndryshimet statutore, faleminderit”, është shprehur Armand Duka./newsport/