Armando Broja po kalon një formë fantastike me Viteses në kampionatin hollandez. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 10 gola këtë sezon në kampionat dhe Kupë dhe do të luajë në finalen e Kupës ndaj Ajax. I ftuar në emisionin “Zona Gola”, Broja u shpreh:
“Qendrojmë në shtëpi pasi Hollanda është e vogël dhe largësia më e madhe është një orë e gjysmë e për këtë arsye nuk grumbullohemi me ekipin”.
Ndryshimi mes kampionatit anglez dhe hollandez? “Këtu në Hollandë është më e vështirë pasi po luaj me ekipin e parë, ndërsa në Angli kam luajtur me ekipin e dytë. Këtu luajmë shpejt dhe më mirë, në Angli ishin moshatarët e mi, ndërsa këtu janë të mëdhenj. Unë kam pasur dëshirë të luaj me ekipin e parë për të shënuar gola e të aktivizohem.
Më ka munguar një gol me Kombëtaren, por jam I sigurt që në ndeshjet e radhës nëse më jepet shansin do të shënoj gol”.
Viti i parë në Hollandë dhe keni shënuar 9 gola? “Më kanë thën para një jave që kam shënuar njësoj si Ibra në kampionatin e parë. Ishalla vazhdoj me formën e mirë dhe kam besim se do të shënoj më shumë gola”.
I lumtur që u transferove në Hollandë? “Është zgjedhja më e mirë për mua pasi kam luajtur shumë dhe kam shënuar gola. Lojtarët e mi në moshën time po luajnë akoma në moshat, ndërsa unë po luaj si profesionst”.
Tuchel dhe Chelsea? “Ka njerëz që shikojnë ndeshjet e mia te Viteses, por nuk kemi folur ende se çfarë do të ndodhë sezonin tjetër. Më kanë thën që të vazhdojë kështu deri në fund e më pas do të vendosin”.
Qendrim te Vitese apo rikthim te Chelsea? “Kam pasur gjithmonë dëshirë të madhe për të luajtur me ekipin e parë me Chelsea. Nëse shënoj më shumë gola do të bisedoj me Chelsea e nëse më pëlqejnë do të qendroj te Chelsea”.
Një lojtar që dëshironi t’I ngjani? “Më pëlqen shumë Ronaldo Fenomeni pasi ka pasur kualitet e më ka pëlqyer shumë. Më pëlqen gjithashtu edhe Cristiano Ronaldo për mentalitetin që ka si lojtar.
Në çfarë pozicioni të pëlqen të luash? “Gjithmoën kam luajtur sulmues dhe pozicion im I preferuar është në sulm. Mund të luaj edhe në krah pasi e kam provuar, por pozicioni i preferuar është në qendër të sulmit”.
Jeni përshtatur në Arhen? “Është cik është vështirë pasi është Covid-19 dhe çdo gjë është e mbyllur. Kur mbaroj stërvitjen bëj palester dhe më pas në shtëpi. Luaj playstation dhe shikoj futboll e nuk ka shumë gjëra për të bërë këtu”.
Babai juaj tifoz në Shqipëri? “Tani është bërë tifoz me Vllazninë që janë në vend të parë”.