Nga Fatmir LUGJI*

Paraqitja e Vllaznise ne 6 ndeshjet e fundit tregon se problemet kane qene konkrete, gje qe kane ndikuar ndjeshem ne performance dhe humbjen e 8 pikeve.

Duke ndjekur jave pas jave intervistat e trajnerit dhe drejtorit teknik, impakt i ketyre rezultateve dhe performancave ne situaten reale te Vllaznise kane ndikuar shiu, balta, arbitrimi, terenet sportive ne stervitje dhe ne ndeshje.

Nuk besoj se keto jane shkaqet kryesore te krizes dhe performances se lojtareve ne vecanti dhe ekipit ne teresi. Mungesa e golit eshte “themra e Akilit” per Vllaznine ne keto 6 jave. Lojtaret e sulmit kane humbur nuhatjen dhe jane konfuz para portes.

Sulmi i Vllaznise eshte apatik dhe i mungon fantazia per ta derguar topin ne rrjete. Mungon “lojtari gol”, ishte Dunga qe plotesonte kriteret e lojtarit agresiv dhe rezultativ para portes por cuditerisht “u shit”!?

Duke pare formen dhe permbajtjen e cdo lojtari dhe grupit te skuadres per keto 6 ndeshje llogjika e analizes reale ka disa drejtime dhe vecori ne planin taktik, teknik, organizativ dhe psikologjik. Fillimisht do vecoja disa karakteristika qe lojtaret kane manifestuar ne ndeshje pas ndeshjeje dhe stervitje.

Eufori afatshkurter, irritushmeri, paperqendrushmeri, apati, pasivitet, renie e aktivitetit motorik, mungese kontrolli ne muskuj, konflikt abuziv verbal, probleme me ligjerimin dhe te folurit (mendoj qe keto dukuri te mbartura si probleme trajneri duhet t’i kete parasysh ne te ardhmen ne aspektin psikoligjik se ndikojne ndjeshem ne stervitje dhe ndeshje tek lojtaret).

Mendoj se nje impak negativ ne keto 6 ndeshje ka qene formalizimi i ekipit dhe ndertimi i ekipit jo i studiuar mire se ne vendosjen e lojtareve dhe rrjeshtim. Nje problem teknik qe eshte verejtur eshte pasimi i topit dhe ndertimi i aksioneve kur tooi eshte ne kembet e lojtareve tane per statistike do vecoja pjesen e pare me Korcen ku lojtaret e Vllaznise kane adresuar plot 27 here topin gabim.

Mendoj se trajneri duhet ta korigjoje dhe ndryshoje metoden e zevendesimeve ne ndeshje duhet ta harroje nje here e mire se 10 minuta nuk jane rezultative per nje lojtar zevendesues por t’ju lene hapsire te nevojshme. Mendoj se duhet menduar per repartin e mesit te fushes duhet eksperimentuar edhe me ndonje lojtar qe ka luajtur ne mbrojtje per ta fokusuar ne mes fushe.

Per shembull mendoj qe Gurishta do kontribonte si mesfushor i djathte (ka fryme, energji dhe ka krijuar profilin e nje lojtari sulmues). Per Vllaznine dhe lojtaret e saj sot dhe deri ne finalizimin e kampionatit duhet qetesia shpirterore dhe mendore.

Do rekomandoja grumbullim ne Razem ku ajri, qetesia, ushqimi, mjedisi stervitor do ndikonte ndjeshem tek lojtaret dhe stafi teknik. Ndeshja me Kuksin duhet fituar, mundesite jane. Per trajnerin do t’i rekomandoja ne pjesen e pare te ndeshjes studio dhe ne te dyten vepro. Luaj me stolin dhe psikologjine e lojtareve.
*Ish- futbollist i Vllaznise