Beselidhja eshte mposhtur me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e djeshme ndaj Beses. Lezhjanet u munduan shume qe te merrnin qofte edhe nje pike, por nuk ia arriten dot qellimit te tyre.

Ne fakt, ne formacionin e Beselidhjes u aktivizuan edhe dy shkodranet Samet Hepaj dhe kapiteni Klejdi Dibra, te cilet duhet thene se zhvilluan nje paraqitje mjaft te mire gjate ketij 90-minuteshi, por performanca e tyre pozitive nuk mjaftoi qe ekipi lezhjan te marre nje rezultat pozitiv.

Sa i takon ndeshjes, loja ka nisur e ekuilibruar disi. Megjithate, Besa ne te 41-ten arrin te shenoje golin e pare te ndeshjes. Pjesa e pare u mbyll me kete rezultat.

Nderkohe, ne pjesen e dyte, Beselidhja u mundua shume per te barazuar rezultatin, por pavaresisht rasteve skuadra e Artan Banos nuk arriti te finalizoje dot. Ne minutat e fundit, lezhjanet do te pesonin edhe golin e dyte dhe gjithcka do te mbyllej ketu me rezultatin 2-0 per Besen.

Keshtu pas kesaj humbjeje, Beselidhja renditet ne vendin e fundit ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e vetem 13-pikeve. Nderkohe, ndeshjen e rradhes lezhjanet do ta luajne ndaj Lushnjes ne shtepine e tyre ne Lezhe. /Maringlen ZHIVANI/

Besa-Beselidhja 2-0

Golat: Onuh 41′, Hoxha 90′

Besa (4-4-2): Dabjani, Ramilli, Perja, Dalipi, Nurja, Ntephe (Sulovari 60′), Osma (Reci 60′), Raza, Hoxha, Onuh (Bali
64′), Veriu (Radovani 82′) (ne dispozicion: Hudson, Dhjari, Kukaj, Kapo, Lila) Tr: Gugash Magani

Beselidhja (4-3-3): Varfi, Arthur, Alessandro, Dibra, Bruka, Sodiq, Hepaj, Gecaj (Sani 81′), Icaro, Shehu (Pergjoni 59′), Robert (Daija 81′) (ne dispozicion: Kodra, Veseli, Stafa, Gjikolaj, Igor) Tr: Artan Bano

Arbiter: Klodjan Prenga

Kartone te verdhe: Veriu 74′ / Arthur 45′, Gecaj 68′