Liga Profesioniste e Futbollit do të mblidhet nesër në një takim pune në kryeqytet.

Nën drejtimin e Sekretarit të Ligës, Dritan Kadia, ky takim i radhës do të zhvillohet në orën 18:00 të ditës së martë, pikërisht në ambientet e ‘Air Albania Stadium’.

Në të do të marrin pjesë të gjithë presidentët e klubëve të futbollit ndërsa ditën e sotme ata janë njoftuar për të asistuar me temën; ‘Takim pune’.

Ndërkaq në mbledhjen e nesërme pritet të asistojë edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. Për detajet dhe atë që mund të prodhojë ky takim i ‘vonuar’ i Ligës Profesioniste do të mësohet në vijim por disa nga temat e aktuale që po shoqërojnë futbollin shqiptar janë në fokus e institucionit në fjalë.