Nje dite me pare mjeku i Vllaznise Ilirja Haxhaja reagoi duke i bere thirrje instancave perkatese per te nderhyre tek disa ekipe qe vazhdojne t’i nxjerrin futbollistet ne stervitje, e ketu i referohej rastit te Bylisit apo dhe te ndonje tjetri.

Nderkohe sot ka reaguar edhe Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë,e cila me një deklaratë zyrtare sa i takon situatës së Covid-19 në vendin tonë dhe ndërprerjes së kampionatit.

Shoqata ngre shqetësimin se disa skuadra po kërkojnë që futbollistët të dalin në stërvitje, ndaj bën thirrje që të zbatohen rregullat e vendosur nga Qeveria shqiptare si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qysh në krye të herës, S.F.P.SH falendron bluzat e bardha dhe shërbimin mjekësor, që janë në ballë të kësaj lufte me një armik të panjohur. Gjthashtu, në reagimin zyrtar ka edhe një thirrje për FSHF-në, që të ndjekë situatën dhe të ndalë lubet në grumbullimin e futbollistëve gjatë kësaj periudhe.