Sunday, May 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave me tifozë 'specialë' në tribunë në ndeshjen e sotme...

Vllaznia e femrave me tifozë ‘specialë’ në tribunë në ndeshjen e sotme gjysmëfinale ndaj Gramshit

Vllaznia në futboll për femra ka luajtur pasditen e sotme të parën ndeshje gjysmëfinale të fazës “Final 4”. Ajo është ndeshur në Arbanë të Tiranës me ekipin e Gramshit dhe ndeshja është fituar nga vajzat kuqeblu me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga sulmuesja Klaudia Borci.

Për të mbështetur ekipin kampion në fuqi të vendit dhe njëkohësisht kandidatin kryesor për fitimin e titullit edhe këtë sezon, kanë qenë të pranishëm në stadium edhe disa tifozë “specialë” të Vllaznisë.

Siç e shikoni edhe nga fotoja, për të mbështetur vajzat kuqeblu në këtë ndeshje ka qenë edhe ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë Ervis Kraja i cili jeton në Australi prej vitesh, por ditët e fundit ndodhet në Shqipëri dhe si rrjedhojë nuk e ka humbur mundësinë për të qenë përkrah mikut të tij, presidentit Lazer Matija në këtë ndeshje.

Përkrah tyre është edhe deputeti i Parlamentit shqiptar Tedi Mula dhe po ashtu edhe kampioni i njohur i boksit Nelson Hysa. Në fakt prania e këtyre emrave të njohur në një ndeshje të futbollit të femrave, ia shton edhe më shumë rëndësinë asaj dhe në fakt Vllaznia i ka gëzuar këto tre tifozë kuqeblu duke fituar dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin në finalen e kampionatit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments