Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArmando Broja është i pandalshëm, sulmuesi realizon një gol dhe i anulohet...

Armando Broja është i pandalshëm, sulmuesi realizon një gol dhe i anulohet një tjetër

Sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe Armando Broja vazhdon të shënojë rregullisht me klubin e Çelsit teksa edhe në mbrëmjen e djeshme sulmuesi realizojë golin vendimtar të tijve.

Në ndeshjen mes londinezëve U 18 dhe Milluall U 18, në minutën e 62, Broja gjeti rrugën e rrjetës teksa kontrolloi bukur sferën brenda zonës dhe më pas nuk e pati të vështirë për të realizuar përballë portierit kundërshtar.

Ndërkohë, më parë, Brojës i ishte anuluar edhe një gol spektakolar me kthesë. Ky ishte një gol vendimtar për futbollistin e Shpresave, pasi i dhuroi Çelsit biletën për në gjysmëfinalen e FA Cup për të rinjtë.

Kështu, 18-vjeçari vazhdon të konfirmohet, ndërsa pret një ftesë nga ekipi i parë, ndërkohë që ka qenë pjesë e një stërvitje nën drejtimin e Frenk Lampard. Megjithatë, nëse Broja vazhdon në këtë formë, atëherë edhe ftesa nga Lampard do jetë thjesht çështje kohe. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments