Faza e dyte e kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj nis kete fundjave dhe ne Shkoder do te luhet sfida Vllaznia- Goga Basket. Nje sfide shume interesante e cila luhet ne mes skuadres se vendit te pare dhe asaj te fundit, por me siguri qe ne fushen e lojes nuk do kete diferenca te tilla.

Madje, do te thoshim se ne kampin shkodran ka shume besim se mund t’ia dalin per ta fituar kete takim sepse vetem ne kete menyre, Vllaznia mund te largohet nga pozicioni aktual qe kane ne renditje. Nje mendim te tille e ka shprehur ne prononcimin e tij per faqen zyrtare te ketij ekipi kapiteni Erjon Llazani.

“Kemi zhvilluar seanca stërvitore të forta dhe kemi gjithmonë e më shumë konkurrencë në stërvitje. Jemi duke u përgatitur gjithmonë e më tepër për ndeshjen ndaj Goga Basket. Shpresojmë të bëjmë më të mirën. Afrimet e huaja janë në të mirë të ekipit dhe jemi forcuar më tepër.

Madje, mund të them se ka hyrë në ritmin e lojës edhe afrimi më i fundit, Pavle, lojtari serb. Normalisht që është e vështirë ndaj Goga Basket pasi janë një ekip më i bashkuar, por shpresojmë që t’ia dalim me sukses”- eshte shprehur ai.

Ndeshja do te luhet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe kuptohet qe nje rol te rendesishem ne kete takim mund te kene edhe tifozet shkodrane. Pikerisht per kete, kapiteni Llazani u ben thirrje atyre per ta mbeshtetur skuadren te shtunen duke thene:

“Përsa i përket objektivit them se skuadra duhet të marrë ndeshjet një nga një dhe të mos mendojmë objektiva të mëdha, pasi rrezikojmë të rrëzohemi. Gjithmonë duhet të jemi me këmbë në tokë dhe objektivi parësor është qëndrimi në Superligë.

Tifozeria shkodrane do të jetë lojtari i 6-të për ne në këtë sfidë. Thirrja ime është që të jenë sa më të shumtë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. U premtojmë se do shohin spektakël në kuptimin që jemi forcuar shumë dhe do japim maksimumin. Luajmë përballë vendit të parë, por ne nuk jemi ai ekipi që kemi qenë në fillim të sezonit dhe rivalizojmë të gjitha ekipet e kampionatit dhe mund të fitojmë ndaj çdo ekipi.”