Armando Broja është kthyer shumë shpejt në protagonist në radhët e Vitese në kampionatin holandez, duke turndur tre herë rrjetën që në ndeshjet e para me skuadrën e tij ku është huazuar nga Çelsi.
Sot, dy golat e tij sollën 3 pikë për skuadrën përballë Ado Den Hag dhe Broja i është gëzuar golit e besimit të trajnerit që e hodhi në fushë nga minuta e parë.
“Është gjithmonë mirë për një sulmues të gjejë golat. Mendoj se është arritje e madhe e imja që ishte ndeshja e parë si titullar me besimin e trajnerit dhe sigurova dygolëshin e parë. Jam I lutmru dhe shpreoj që të jetë vetëm fillimi e të vazhdoj kështu.
Cili gol më pëlqeu? Si sulmues duhet të shënosh gola të ndryshëm e mësohesh me to. Shënova sot një gol të njëjtë si ndaj Spartës por është gjithmonë mire kur tund rrjetën dhe objektivi im është të shënoj sa më shumë gola.
Për sa kohë që topi përfundon në rrjetë, është gjithmonë një gol i bukur”, deklaroi Broja në konferencën për shtyp pas sfidës së sotme. /vipsport/