Te Vllaznia priten ndryshime te tjera. Administratori Suad Lici mesohet se ka paraqitur doreheqjen dhe ajo pritet te miratohet nga ana e Keshillit Mbikeqyres.

Ky i fundit nderkohe mesohet se ka studiuar disa kandidatura per te gjetur zevendesuesin e tij, por duket se zevendesuesi i tij do te jete njeri prej anatereve te tij qe do te zere kete vend.

Behet fjale per ish- gjimnastin e njohur te Vllaznise, e njekohesisht pedagogun e Edukimit Fizik, Benjamin Naku. Per te pranuar kete post, atij i duhet te jape doreheqjen si anetar i Keshillit Mbikeqyres.

Gjithsesi, keto ndryshime pritet te zyrtarizohen diten e neserme, nderkohe qe Lici thuhet se nuk do te largohet perfundimisht nga Vllaznia, por do te kaloje ne nje detyre tjeter.

Ende nuk eshte e qarte se cfare funksioni do te mbaje ish- administratori qe kerkoi me ngulm te largohej nga kjo detyre per shkak te angazhimeve te shumta qe ka me biznesin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/