HomeKRYESOREArmando Broja i pafat. Pëson një dëmtim serioz gjatë stërvitjes me Çelsin

Armando Broja i pafat. Pëson një dëmtim serioz gjatë stërvitjes me Çelsin

Armando Broja ka pësuar një dëmtim serioz gjatë fazës përgatitore me Çelsin. Kështu, mund të thuhet se gjithçka ka mbaruar për të në SHBA, teksa koha e rikuperimit akoma nuk bëhet e ditur.

Kujtojmë se, ylli kuqezi u bashkua më 13 korrik me pjesën tjetër të londinezëve në SHBA. Kur pritej që të jepte maksimumin dhe t’i tregonte potencialin trajnerit Tuchel, 20-vjeçari duhet të përballet me këtë dëmtim.

Tashmë, mbetet për t’u parë se sa e rëndë është shkalla e dëmtimit të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, teksa pa mësuar shkallën e dëmtimit, nuk mund të bëhet e ditur as koha e rikuperimit.

Gjate muajit te kaluar u fol shume per mundesine e kalimit te tij ne ndonje skuader tjeter, por ne fund u vendos qe te qendronte tek Çelsi, megjithate Broja ka rezultuar i pafat sepse u demtua shpejt.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments