Kur dukej se një gjeneratë e artë futbollistësh shqiptar po rriteshin dita ditës duke na bërë të ëndërrojmë për një ekip me futbollist të klasit botëror situata duket se po fillon të na komplikohet përsëri.

Lajme aspak të mira vijnë nga Londra nga ku thuhet se mbrëmë ka pasur një darkë të shtruar nga Frank Lampard trajner i Chelsea dhe Aidy Bothroyd trajner i Anglisë U21 së bashku me familjen Broja ku siç raportohet është diskutuar mundësia e përfshirjes së Brojës tek ekipi i të rinjëve të Anglisë.

Trajneri i Anglisë U21 thuhet se ka prezantuar projektin e tij para familjes Broja projekt ky brenda të cilit trajneri e llogaritë Armando Brojën si pjesë shumë të rëndësishme.

Redaksia jonë ka provuar të kontaktoj me zyrtarë të FSHF-së të cilët na konfirmojnë se menaxheri i lojtarit para disa ditësh ka kërkuar të bisedoj me presidentin Duka rreth një çeshtje qe lidhet me dokumentacionin e Armando Brojës por kjo bisedë nuk është realizuar akoma për shkak të angazhimeve të presidentit Duka.

Sipas zyrtarëve të FSHF nëse vullneti i lojtarit është të zgjedhë kombëtare tjetër atëherë nuk ka arsye për ta penguar në realizimin e vullnetit të tij.

(Shenim: Gezuar 1 prillin)