Pak dite me pare, fotogradi i njohur Paulin Palushi duke postuar foto te ndryshme historike, u ndal edhe tek seksioni i fotove te hipizmit. Dhe si rrjedhoje nuk kishte si te ndodhte ndryshe qe aty te mos mungonin vellezerit Ibrahim dhe Astriti. Mjaftojne keto foto per te kuptuar se çfare interesimi kishte per kete sport ne vitet ’80 sepse pas Brahim Bilalit dhe kalit te tij, shihet nje numer i madh sportdashesish duke ndjekur keto gara.

Per fat te keq, dy dite me pare u mbush nje vit qe te dy keta kampione mbushen nje vit qe nuk ndodhen me mes nesh. Mengjesi i 30 marsit do te rezultonte fatkeq per ta sepse ata do te humbinin jeten.

Brahim Bilali ka lindur ne Shkoder me 17.07.1958 ndersa Astrit ka lindur me 26.08.1960 dhe qe ne femijeri, duke qene se edhe shtepia e tyre eshte prane Zooteknikes ne lagjen “Kiras”, dashurohen pas kuajve dhe pas nisjes se garave te hipizmit, i perkushtohen ketij sporti.

Vellezerit Bilali u bene te shquar per sportin e hipizmit sidomos i madhi- Brahimi ose siç e kane quajtur ndryshe shoket dhe miqte e tij “Baçi”. Fotoja e ketij shkrimi tregon me se miri gjithçka.

Misherimin e nje sportisti qe bashkepunimin me kalin e tij “Mondi” e kishte shnderruar ne diçka qe nuk kishte nevoje per shume koment dhe rezultatet kurrsesi nuk mund te mungonin.

Baç Bilali eshte shpallur 14 here kampion i Shqiperise ne vitet 1981- 1994 ndersa i vellai- Astriti, eshte shpallur 12 here kampion ne vitet 1983-1994.

Te dy kanw qene kampione te padiskutueshem te Shqiperise gjate viteve ’80 ne kete sport dhe kuptohet qe lane pas nje kujtim te shkelqyer. Neve nuk na mbetet gje tjeter dhe t’i kujtojme keto dy kampione dhe te mundohemi t’i mbajme te perjetshem per sukseset dhe arritjet e tyre ne kete sport.
© shkodrasport.com