Lojtari me origjine nga Malesia e Madhe Armando Broja vazhdon me ecurinë e tij të jashtëzakonshme me të rinjtë e Çelsit, duke shënuar një tjetër gol ditën e sotme.
Sulmuesi i Shpresave arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm pak sekonda pasi kishte nisur pjesa e dytë, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm të rinjve të Çelsit përballë Brigtonit.
Vetëm pak minuta më vonë, rezultati është barazuar dhe ka qenë një tjetër shqiptar ai që ka shënuar. 17-vjeçari Florent Tolaj, i aktivizuar nga stoli në këtë takim ka arritur të gjejë gfolin e barazimit pas një krosimi në zonë, duke bërë që dy skuadrat të ndajnë nga një pikë.
Ndryshe nga Broja që aktivizohet me të rinjtë e Kombëtares, Tolaj është aktivizuar me të rinjtë e Zvicrës U17 dhe U18. Ai është transferuar në kampionatin anglez nga të rinjtë e Sionit verën e kaluar dhe synon që të kthehet në protagonist me të rinjtë e Brigtonit e për të kërkuar një hap më të madh. Këtë sezon, sulmuesi 17-vjeçar ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje me skuadrën e të rinjve të Brigtonit. /VipSport/