Laçi – Partizani është një nga sfidat e javës së 29-të të Superiores, ndeshje që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00. Një përballje majft delikate për të dyja skuadrat që do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Kurbinasit në fakt kanë 8 ndeshje që nuk arrijnë dot të marrin fitoren dhe kjo ka bërë që të “rrëshkasin” në klasifikim dhe të futen në ‘vorbullën’ e mbijetesës. Armando Cungu ka patur kohën e mjaftueshme për të përgatitur skuadrën për duelin me demat.

Timonieri i kurbinasve është në kërkim të fitores së parë në stolin e Laçit, teksa ka 3 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës që nuk arrin të fitojë. 3 pikët ndaj kryeqytetasve janë mëse të domosdoshme për të “shkelmuar” krizën në të cilën ndodhen prej disa javësh.

Në 28 javë kampionat të zhvilluara deri më tani, kurbinasit ia kanë dalë të sigurojnë 31 pikë, po aq sa teuta, por durrsakët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.. Kanë shënuar 28 gola dhe kanë pësuar 26-të, teksa mbajnë vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit:/newsport/