Armando Duka ishte i ftuar në rubrikën speciale, të lajmeve në “Ora News”. Presidenti FSHF-së, ka folur për Panuçin, dhunën në stadiume, madje dhe për mbylljen e basteve.

Ai ka thënë: “Trajneri gjithmonë mbahet nën rezultate, por rezultatet nuk kanë qenë të kënaqshme. Me të drejtë njerëzit presin rezultat dhe kur s’vjen, gjithmonë shënjeshtrohet trajneri, por kemi një kompeticion të rëndësishmë përpara, s’ka kohë për revolucion. Mërgim Mavraj është kapiteni i ekipit, pas ikjes së Canës.”

Duka ka folur dhe për akuzat e shumta, që fliten në opinionin sportiv për shitje dhe blerje ndeshjesh. “Ku ka gjë këtu në Shqipëri, që nuk flitet për shitje dhe blerje . Këtu në Shqipëri ka krizë besimi.

Kam parë disa njerëz që luajnë me nga 100 lek dhe 200 lek skedina, digjen dhe thonë e shiti Messi dhe Ronaldo. Bastet në Shqipëri do të mbyllen sa ndalohet duhani brenda në lokal”- ka deklaruar ai.

Madje ai foli dhe për dhunën në stadiume, duke thënë: “Ne duhet të kemi stadiume të nivelit të kulturuar, të shkojë motra ime, nëna ime dhe kushdo tjetër. Nëse nuk dështon nuk arrin të bësh sukses.”/newsport/