HomeFUTBOLLArmando Duka: Do ketë një fond nga UEFA për krizën në futboll

Armando Duka: Do ketë një fond nga UEFA për krizën në futboll

Ndërsa FSHF nuk ka ndërmarrë ende asnjë iniciativë për të ndihmuar futbollin shqiptar, duket se ndihma do të vijë nga ndërkombëtarët. Pas FIFA-s, edhe UEFA ka ndërmend të akordojë një fond solidariteti për të ndihmuar në këto muaj të vështirë ku bota e futbollit po përballet me vështirësi të mëdha.

Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka pranuar për një radio italiane këtë nismë të organziatës ndërkombëtare, e cila insiston që kampionatet të mbyllen në fushë e jo në tavolinë.

“Në mbledhjen e djeshme me federatat u mor një vendim nga Komiteti Ekzekutiv për programet e të ardhmes, u anuluan miqësoret e përfaqësueseve në qerssor, duke u shtyrë në shtator e tetor. Përveç kësaj u vendos që të mbylleshin kampionatet në fund të korrikut apo në fillimin e gushtit.

Nëse do të rezultonte e pamundur deri atëherë, të gjitha federatat do të jenë të lira të vendosin se çfarë do të bëjnë me kampionatet. Një gjë është e sigurt, deri në fillimin e gushtit, të gjithë do të shkojnë në një drejtim, me qëllimin për të mbyllur kampionatin.

Kontribut nga UEFA për Federatat? Kjo është një luftë që po e humbin të gjithë, jo vetëm futbolli, por çdo sektor. Sigurisht po mendohet për një fond solidariteti për të ndihmar federatat, por është e pamundur të mbulohet gropa e krijuar nga COVID-19. Nuk mund të jetojmë bashkë me virusin, futbolli është një sport kolektiv, me tifozë, dhe është e pamundur që të gjendet një mënyrë për të luajtur pavarësisht virusit “, tha Duka. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments