Bayern Munchen shkarkoi Niko Kovac 3 nëntorin e kaluar dhe vendosi t’i besojë pankinën ndihmësit të tij, Hans-Dieter Flick. 55-vjeçari uli kokën, punoi fort dhe riktheu bavarezët në formë. Drejtuesit e konfirmuan deri në fund të këtij sezoni, teksa Bayerni vazhdonte të luante bukur dhe të fitonte.

Flick ka zhvilluar një punë shumë të mirë dhe futbollistët janë të lumtur me të. Gjatë kësaj kohe janë përmendur ne fakt shumë emra të njohur për të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë në fund të sezonit.

Por drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë trajnerit aktual, duke firmosur me të një kontratë deri në vitin 2023.

“Jemi shumë të lumtur me punën e Hansi Flick. Ai e ka bashkuar grupin dhe po ndërton një skuadër të mirë dhe të re në moshë. Hansi ka rikthyer futbollin e bukur te Bayern, gjë që është pasqyruar dhe në rezultate”, deklaroi Karl-Heinz Rummenigge. /abcnews/