Presidenti i FSHF, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano në ABC Neës, ku foli për disa nga temat më të nxehta në futbollin shqiptar.

Ndeshja më e bukur e Shqipërisë? – Në futboll mbahen mend rezultatet, por unë zgjedh ndeshjen e kthimit në Izrael ku humbëm 0-2. E dominuam lojën për 90 minuta, prodhuam shumë raste, në një fushë kundërshtare ,por ata shënuan dy gola. Gjithsesi, ndodh kështu.

Kemi pasur staf të mirë, por nuk e kemi më? – Ne jemi skuadër e vogël, është e vështirë të ruajmë të njëjtën formë në vazhdimësi. Për këtë arsye, nuk do konsideroheshim skuadër surprizë, por e madhe.

Për disa arsye, pas Europianit disa lojtarë patën një rënie. Periudhë që më duket sikur ka kaluar, por duhet të presim deri të dielën që të vijnë futbollistët. Dje kemi humbur për dy ndeshje, një lojtar të ri, Ndoji në Serinë B.

Rasti Durmishaj – Të gjithë jemi marrë, për ta pasur atë dhe të tjerë. Është dhe një tjetër, Vrushaj që luan në Holandë, nga Berati. Di që edhe ai ka zgjedhur Greqinë, ky ka luajtur edhe me moshat atje. Ndërsa, Durmishaj ka qenë pjesë e moshave këtu te ne, mori një ftesë nga Panuçi, por zgjodhi të qëndronte në Greqi.

Vendimi i Durmishajt – Zgjedhja është e tij, por edhe çdokujt tjetër. E kam detyrë, t’ja them atij, por edhe sikur të ishte fëmija im. Nuk ka bërë zgjedhjen e duhur që ka vendosur të luajë për Greqinë, jo pse luan atje për Greqinë, por nuk mendoj se do ketë më shumë perspektivë, apo interesa individuale, familjare, sportive.

Ka bërë një zgjedhje të gabuar, që besoj se me kalimin e kohës, do mendojë që ka gabuar. Do e thotë me kalimin e kohës. Ai luan tani në Greqi, nesër mund të shkojë të luajë në Holandë. Dhe pastaj, nuk ka asnjë lidhje me përfaqësuesen e Greqisë?

Për çfarë duhet të luajë me Greqinë? Prandaj janë ekipet Kombëtare. Ai ka lidhje origjine me Shqipërinë, pavarësisht se do jetojë në Europë, atje ku luan, si gjithë lojtarët e tjerë shqiptarë. Janë qytetarë të atyre shteteve, por ndihen mirë se përfaqësojnë Shqipërinë.

E dyta, mendoj se kanë më shumë mundësi me Shqipërinë. Nuk besoj se Greqia do jetë e lumtur të aktivizojë futbollistë që nuk janë grek. Për një moment mund t’i duhen, por eksperienca ma ka treguar këtë. Ka qenë një futbollist shumë i madh, një talent për moshën, Nini, dhe nuk luajti kurrë.

Edhe një tjetër, shumë i mirë, Gjergji Kone, luajti pak ndeshje. Këtu do kishte më shumë perspektivë, por zgjedhja në fund është e tyre. Edhe Greqia po shkon si Zvicra, po e përzien ekipin me kombësi të ndryshme.