Kur flasim per futbollin e ketyre viteve te fundit, sigurisht qe te gjithe permendin dy emra, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Femijet qe ne moshe te vogel duan qe t’u ngjasojne ketyre ikonave te futbollit boteror.

Keshtu po ndodh edhe ne Bushat. Nje futbollist qe sapo ka mbushur 9 vjeç, pikerisht Eris Puka, deshiron t’i ngjasoje Cristiano Ronaldos. Jo me kot, ka zgjedhur te luaje edhe me numrin e tij- 7. Jo me kot, luan si sulmues dhe po ashtu, edhe pas golave qe shenon, mundohet te imitoje menyren si feston CR7.

I datelindjes 19 mars 2013, Erisi eshte rregjistruar tek Akademia Basania, aty ku po mundohet te shfaqe talentin e tij dhe ne fakt po e ben ne menyren me te mire te mundshme. Mjafton ta shohesh ne nje seance stervitore apo ne ndeshjet e kampionatit te kesaj grupmoshe dhe e dallon qarte diferencen qe ai ben me bashkemoshataret e tij.

Ka nje nuhatje te jashtezakonshme per te shenuar dhe kete e tregon edhe numri i madh i golave te realizuar, plot 36 duke qene nje golashenues i spikatur dhe me shume mundesi, me i miri i kampionatit.

Kuptohet qe eshte shume heret per te thene nese do te behet apo jo futbollist cilesor, por te dhenat e tij duken shume te mira. Por kjo nuk mjafton. Erisit i duhet te vazhdoje te punoje fort çdo dite ne stervitje, te degjoje me vemendje trajneret e tij dhe po ashtu, duhet qe edhe drejtuesit e Basanias t’i kene syte vazhdimisht tek ai, sepse neser a pasneser, ai mund te jete ndoshta “ylli” i tyre.
Gjergj KOLA