Lajm i madh për futbollin në Gjermani. Ditën e sotme, Qeveria ka dhënë dritën jeshile duke rihapur totalisht stadiumet për tifozët. Që nga muaji nëntor i 2021, në futbollin gjerman lejohej vetëm reth 50% e kapacitetit, ndërsa duke nisur që nga 9 prill, stadiumet do të hapen totalisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bayern Munchen ka konfirmuar këtë lajm duke theksuar se së shpejti do të lejohen rreth 75 mijë tifozë, aq sa është kapaciteti i “Alianz Arena”.

Postimi i Bayern Munchen:

Është momenti që të gjithë tifozët e FC Bayern e kanë pritur me padurim! Duke filluar me ndeshjen e radhës në shtëpi kundër FC Augsburg të shtunën më 9 prill, Allianz Arena mund të jetë sërish me kapacitet të plotë. Ky është rezultati i një vendimi të kabinetit të martën më 29 mars.

Ndërsa “masat bazë të mbrojtjes” do të vazhdojnë të zbatohen në Bavari nga e diela 3 deri më 30 prill, shumica e kufizimeve të koronavirusit po mbarojnë.

Kjo do të thotë që FC Bayern mund të mirëpresë 75,000 spektatorë në Allianz Arena për herë të parë që nga ndeshja kundër SC Freiburg më 6 nëntor 2021. Biletat e sezonit janë gjithashtu të vlefshme përsëri nga tani.