E ka shprehur shpreshherë simpatinë për Vllazninë dhe jo më kot ka deklaruar se është tidoz i saj. Por kur kjo e fundit ra në kategorinë e parë, është kritikuar jo pak nga tifozët shkodranë. Armando Duka e di këtë gjë, e përmendi edhe me humor gjatë fjalës së tij sot në Shkodër në inagurimin e një ambjenti sportiv në një nga kopshtet e këtij qyteti teksa tha se kritikat në adresë të tij dhe të kryebashkiakes Ademi kanë qenë të shumta, por theksoj se Vllaznia po rikthehet.

E përmendi këtë gjë edhe në prononcimin për mediat ku përpara mikrofonëve u shpreh: “Vllazninë të paktën në këtë vit, e kemi në rrugë të mbarë. Nuk besoj se ka më dyshime që ajo sezonin e ardhshëm do të jetë në kategorinë Superiore.

Ajo ka bërë, pavarësisht se të pazakontë për të, ka bërë një sezon të mirë dhe quhet kampion i një kategorie, asaj të parës. E pazakontë kjo në fakt sepse vendi i Vllaznisë është në Superiore dhe madje në vende nderi dhe unë i uroj që në edicionin 2019-2020 do ta shohim aty.

Shkodra është vendlindja e futbollit shqiptar, është tradita e tij, është vendi ku ka pothuajse më shumë interes për futbollin, vendi që prodhon talente futbolli, kështu që edhe ekipi i Vllaznisë e meriton të jetë shumë lart dhe unë uroj që ta shoh vitin tjetër shumë lart dhe të gjithë ne ta shohim sa më lart në të ardhmen.
© shkodrasport.com