Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka deburuar me skuadrën e tij të re, atë të Avellinos duke luajtur në ndeshjen e rradhës për kampionat të saj.

Por debutimi i tij ka qenë me humbje. 26-vjeçari u hodh në fushën e lojës në minutën e 54-t, teksa skuadra e tij u mposht nga Foxhia me rezultatin 2-1.

Sot Vajushi ka luajtur disa minuta por në ndeshjet e ardhshme pritet të kontribuojë më shumë për ekipin e tij të ri. Kjo ngaqë trajneri i këtij ekipi e pëlqen shumë si futbollist dhe do ta bazojë lojën pikërisht tek ai.

Gjithsesi, tashmë duhet parë mënyra si do të sillet ai në fushë. Vetë lojtari ka shumë dëshirë që të lërë njëherë e mirë pas problemet që ka patur në këto dy sezonet e fundit dhe të rikthehet si protagonist në fushë.
© shkodrasport.com